Botë

Treni vret dy emigrantë që flinin në një hekurudhë në Maqedoninë e Veriut

Foto: AP/ Arkiv
 

Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë humbën jetën në jug të vendit, herët të mërkurën, kur një tren mallrash i goditi teksa flinin pranë shinave në errësirë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës jashtë Miravcit, një fshat afër kufirit me Greqinë. Policia tha se dy emigrantët vdiqën menjëherë. Ata nuk dhanë asnjë informacion mbi identitetin apo kombësinë e viktimave.