Botë

Parlamenti izraelit shpërndahet të mërkurën, Yair Lapid kryeministër i ri

Foto: AP
 

Yair Lapid është gati të bëhet kryeministri i ri i Izraelit, me parlamentin që pritet të shpërndahet në orët e vona të së mërkurës dhe të shkaktojë zgjedhjet e pesta të vendit në më pak se katër vjet.

Lapid, kreu i partisë centriste Yesh Atid dhe ministër i Jashtëm, do të marrë detyrën nga Naftali Bennett, sipas një marrëveshjeje ekzistuese për ndarjen e pushtetit, raportoi BBC-ja të mërkurën.