Botë

“Nuk mund t’i pauzojmë jetët tona”: Ukrainasit fillojnë rindërtimin

Foto: AP
 

Në periferi të një fshati ukrainas qëndrojnë mbetjet e një shkolle të vogël që u shkatërrua pjesërisht në javët e para të pushtimit rus.

E rrethuar nga pisha të larta, dritaret e thyera të shkollës ofrojnë pamje të klasave të braktisura që nuk ka shumë gjasa të mbushen me nxënës në një të afërt. Është vetëm një nga shumë objektet në Yahidne që janë shkatërruar nga lufta, shkroi AP të enjten.