Botë

Vala e të nxehtit në Evropë thyen të gjitha rekordet e temperaturave të qershorit

 

Nxehtësia e madhe në pjesën më të madhe të Evropës ka bërë që rekordet e temperaturave të muajit qershor të thyhen, duke nisur nga Rrethi Arktik e deri në Afrikën e Veriut.

Vala e egër e të nxehtit ka bërë që temperaturat të rriten shumë mbi mesataren e qershorit për shumë vende, në disa raste deri në 20 gradë, raportoi BBC-ja të enjten.