Botë

Turqia bllokon qasjen ndaj shërbimeve të Zërit të Amerikës dhe të Deutsche Welles

Foto: AP
 

Autoriteti monitorues i mediave në Turqi ka bllokuar qasjen ndaj shërbimeve turke të medias amerikane Zëri i Amerikës dhe asaj gjermane të Deutsche Welle, duke nxitur kështu kritika mbi censurë të lirisë së mediave

Bordi Suprem i Radios dhe Televizionit vuri në zbatim një vendim të muajit shkurt ku i kërkohet mediave ndërkombëtare që transmetojnë përmbajtje televizive online për të aplikuar për licence transmetimi. Të enjten në mbrëmje, një gjykatë në Ankara vendosi që të kufizojë qasjen ndaj faqeve të internetit të mediave shtetërore Deutsche Welle dhe të Zërit të Amerikës.