Ukraina i kërkon Turqisë ta ndalojë një anije ruse që po transporton grurin ukrainas
Ukraina ka kërkuar që Turqia të ndalojë një anije mallrash me flamur rus që transportonte grurë ukrainas, raporton Reuters.
Anija Zhibek Zholy ishte e përfshirë në "eksportin e paligjshëm të grurit ukrainas" nga porti Berdiansk i pushtuar nga Rusia dhe u nis për në Karasu, Turqi, me 7 mijë tonë ngarkesë, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës në një letër drejtuar Ministrisë së Drejtësisë të Turqisë.
Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për vjedhjen e grurit nga zonat e pushtuara. Kremlini ka mohuar se Rusia ka vjedhur ndonjë drith ukrainas.