Botë

Të paktën 344 fëmijë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Foto: AP
 

Qindra fëmijë ukrainas janë vrarë nga sulmet ruse që nga fillimi i konfliktit në shkurt, sipas zyrtarëve ukrainas.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës thotë se 344 fëmijë kanë vdekur dhe më shumë se 640 janë plagosur në luftë, raportoi Sky News të shtunën.