Botë

Osmani: Propozimi i ri francez e njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare në BE

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, deklaroi të shtunën se propozimi i modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, e mbyll çështjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase, të cilat, sipas tij pranohen si të tilla nga Bashkimi Evropian.

“Bullgaria mund të mbajë qëndrimin e saj për gjuhën maqedonase, por kjo nuk do të jetë e pranueshme për BE-në në kuadër të negociatave. Propagandistët thonë se kjo është një qorrsokak, ne do të bullgarizohemi, por ne jemi këtu për të çmontuar narrativë të tillë ”, ka deklaruar Osmani duke sqaruar propozimin francez për të cilin në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen konsultimet me të gjithë faktorët në vend.