Botë

Mickoski: Nuk na duhet Evropa nëse asimilohemi

 

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, më 2 korrik hodhi poshtë propozimin e ri të Francës për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që i hap rrugën nisjes së negociatave për integrim në Bashkimin Evropian.

Në tubimin e partisë së tij, VMRO-DPMNE para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mickoski tha se “populli po zgjohet dhe të gjithë ata që duan t'i japin fund Maqedonisë (së Veriut) duke nënshkruar brenda një apo dy ditëve, populli maqedonas dhe qytetarët maqedonas nuk do ta harrojnë këtë. Nuk na duhet Evropa nëse duhet të asimilohemi”, theksoi kreu i VMRO-së Mickoski gjatë protestës me moton “Ultimatum – Jo faleminderit”.