Botë

Lideri i ri i Hong-Kongut shpenzon 1.1 milionë dollarë në fushatën ku ishte kandidat i vetëm

Foto: AP
 

Shefi i ri ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee, mori pothuajse 1.4 milionë dollarë në donacione gjatë fushatës së tij zgjedhore në fillim të këtij viti, sipas dosjeve zyrtare. Lee kishte kandiduar për postin kryesor të qytetit në maj në zgjedhjet në të cilat ai ishte kandidati i vetëm., raportoi të martën The Guardian.

Lee shpenzoi 1.1 milionë dollarë nga donacionet për fushatën e tij, shumica e të cilave iu nda reklamave, tubimeve, qirave dhe transportit. Shumica e shpenzimeve të reklamave i shkoi mediave. Fondet e pashfrytëzuara iu dhanë si donacion një bamirësie lokale në Hong Kong.