Botë

Hill: SHBA-së nuk i takon që t’i tregojë BE-së se kush duhet të jetë anëtar i saj

 

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha më 5 korrik në Beograd se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbia duhet të gjejnë interesa të përbashkëta dhe të fillojnë bisedime të sinqerta për dallimet që kanë.

"Në 140 vitet e ardhshme të marrëdhënieve dypalëshe, Serbia dhe SHBA-ja do të kenë shumë punë për të bërë. SHBA-ja e kuptojnë rëndësinë e kësaj pjese të botës dhe kjo është arsyeja pse marrëdhëniet me Beogradin janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne", tha ambasadori amerikan gjatë vizitës së tij në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd në hapjen e konferencës dyditore "Partneriteti Serbo-Amerikan nëpër shekuj".