Botë

Kryediplomatët e G20-s mblidhen këtë javë, Blinken do ta takojë ministrin kinez, por jo edhe atë rus

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të takohet me ministrin e Jashtëm kinez, Wangi Yi, në margjinat e një takimi të ministrave të jashtëm të G20 në Bali këtë javë, ka njoftuar të martën Departamenti i Shtetit.

Blinken do të niset për në Azi të mërkurën për një udhëtim që do të zgjasë deri të hënën. Takimi me Wang, që pritet të realizohet të shtunën, do të jetë kontakti i fundit i nivelit të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe kinezë, teksa presidenti Joe Biden po e shqyrton heqjen e tarifave për disa mallra kineze për ta frenuar inflacionin, raportoi “Al Jazeera”.