Botë

Djali i pret qafën nënës së tij në Greqi, gjendet trupi pas pesë ditësh

 

Një 50-vjeçar ka vrarë nënën e tij në Selanik të Greqisë, duke përdorur kamxhik dhe një mjet të mprehtë, shkruan CNN në versionin grek të mërkurën.

Trupi i pajetë i 79-vjeçares u gjet nga djali tjetër i saj, 53-vjeçar, pesë ditë më vonë, brenda banesës ku jetonte. Ajo ishte e veshur me rroba, ndërsa trupi i saj kishte nisur kalbjen.