Botë

Gjermania me ligj të ri për migrantët, punëtorët e kualifikuar mund të marrin menjëherë familjen

Foto: Ilustrim
 

Dhjetëra mijëra migrantë që kanë jetuar në Gjermani për vite pa leje afatgjatë për të qëndruar aty, do të kenë të drejtën e qëndrimit të përhershëm, pasi qeveria aprovoi ligjin e ri për migrimin të mërkurën, raportoi AP-ja.

Ligji i ri vlen prek rreth 136,000 persona që në Gjermani kanë jetuar për të paktën pesë vjet deri më 1 janar 2022.