Botë

Rusia do të marrë pjesë në takimin e G20-s

 

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka fluturuar në ishullin turistik të Indonezisë, Bali për një takim të ministrave të Jashtëm të G20-s, i cili pritet të mbetet në hije nga tensionet në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Mbledhja e G20-s zgjat deri të premten në zonën Nusa Dua të Balit, ndërsa diplomatët e huaj zbritën në ishullin tropikal për takimin.