Botë

Konsiderohet e turpshme deklarata e Abazoviqit për gjenocidin në Srebrenicë

Foto: Associated Press/AP
 

E turpshme po konsiderohet deklarata e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, rreth gjenocidit të kryer 27 vjet më parë mbi Srebrenicë. Ai tha se në Srebrenicë nuk është bërë gjenocid ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve.

“Njerëzimi u vra në Srebrenicë, gjenocidi nuk u krye nga ushtritë, por nga politikat e së keqes, vdekjes dhe mashtrimit", tha Abazoviq, derisa Reuf Bajroviq, nënkryetar i Aleancës Amerikano-Evropiane, deklaroi se kjo deklaratë është “turp për Malin e Zi”, shkroi mediumi malazez “CDM”.