Botë

Holanda kërkon falje për mosofrim të ndihmës në Srebrenicë

Foto: Associated Press/AP
 

Për herë të parë, Qeveria holandeze ka kërkuar falje që dështoi t'u ofronte ndihmën e duhur boshnjakëve në Srebrenicë, që u vranë nga forcat serbe, raportoi “Politico.eu” të hënën.

Ministrja e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren, në përvjetorin e 27-të të masakrës, deklaroi se si pjesë e përgjegjësisë politike, Holanda “kërkon ndjesë të thellë” për ata që ndodhi më 11 korrik të 1995-s në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinë.