Botë

Serbia refuzon BE-në edhe sa i përket Iranit

 

Serbia është vënë sërish kundër politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, aty ku synon të anëtarësohet.

Pas refuzimit që t’i vë sanksione Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës, gjë që e kanë bërë thuajse të gjitha shtetet evropiane, Serbia ka refuzuar t’i bashkohet BE-së edhe për masat e reja kufizuese kundër Iranit, shkruan B92 të mërkurën.