Botë

Çfarë janë HIMARS, raketat që po ndryshojnë fatin e luftës në Ukrainë

 

“Depot e municioneve ruse janë ndoshta vendet më të pasigurta në çdo zonë lufte”, sipas një manuali të ushtrisë amerikane të botuar në vitin 2016. “Municionet nuk po ruheshin në mënyrë të sigurt dhe shumë prej tyre datonin nga epoka sovjetike, afër datës së skadencës. Diçka e tillë do të shkaktojë një tendosje serioze të logjistikës në sistemin rus”, thuhet tutje.

Gjeneralët ukrainas tani po e vënë në provë këtë teori.