Botë

Vajza e Putinit i futet politikës mes zërave se shëndeti i tij është përkeqësuar

 

Katerina Tikhonova, e bija e dytë e presidentit rus Vladimir Putin, ka marrë një rol të rëndësishëm me synimin për të ndihmuar ekonominë e vendit të saj të përballojë sanksionet e Perëndimit për shkak të agresionit në Ukrainë, shkruan "Euronews" të enjten.

35-vjeçarja u emërua drejtuese e një bordi të rëndësishëm që do të fokusohet në uljen e varësisë së Rusisë ndaj mallrave perëndimore.