Botë

Irani po planifikon vrasjen e Donald Trumpit, sipas inteligjencës amerikane

 

Irani mund të jetë duke planifikuar të vrasë anëtarët e lartë të administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke përfshirë vetë ish-presidentin, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralmajor Qassem Soleimani, ka paralajmëruar një raport i inteligjencës amerikane, shkruan Telegraph.

I lëshuar nga Qendra Kombëtare Kundër Terrorizmit, raporti identifikon gjithashtu kërcënimet kundër ish-sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, dhe Kenneth McKenzie, ish-kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së.