Botë

Rusia pretendon se Ukraina kreu krime ndaj civilëve

Foto: Associated Press/AP
 

Moska i ka akuzuar 92 anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës për krime ndaj njerëzimit, deklaroi kreu i Komitetit hetimor të Rusisë, Alexander Bastrykin, raportoi BBC-ja të hënën.

Sipas Bastrykinit, tashmë mbi 1.300 hetime penale kanë nisur ndaj Ukrainës, ndërsa ai propozoi krijimin e një gjykate ndërkombëtare, me mbështetjen e Iranit, Sirisë dhe Bolivisë, vende mike të Rusisë.