Botë

Ukraina druan se Rusia do t’ia ndërrojë emrin Mariupolit

 

Petro Andryushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, deklaroi se Rusia mund ta riemërtojë qytetin e Mariupolit në Zhdanov, raportoi BBC-ja të martën.

Andryushchenko deklaroi se kjo u potencua nga kreu i një lëvizjeje ruse, Vasyl Turyanitsa, ndërsa ndryshimi i emrit sipas tij, mund të bëhet nëpërmjet referendumit.