Botë

Gjykata e Kievit zbut në 15 vjet dënimin e ushtarit rus

Foto: AP
 

Gjykata e Apelit e Kievit njoftoi të premten se ka ulur dënimin e ushtarit rus 21-vjeçar, Vadim Shishimarin.

Shishimarin u dënua me burgim të përjetshëm më 23 maj në gjyqin e parë të Ukrainës për krime lufte që nga pushtimi rus. Dënimi i tij është ulur në 15 vite burg.