Botë

Ukraina sulmon flotën ruse në Detin e Zi

Foto ilustrim / AP News
 

Ukraina ka goditur të dielën selinë e flotës ruse në portin e Sevastolit në Detit të Zi, me një dron ku kishte të montuar sasi eksplozivi. Autoritetet ukrainase bënë të ditur se si pasojë e sulmit në qytetin e kontrolluar nga Rusia, të paktën pesë persona janë plagosur. Sevastopoli është qyteti më i madh në Krime dhe një port i madh në Detin e Zi.

Sulmi ndodhi derisa Rusia shënoi të dielën ditën e Marinës. Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në paradën vjetore që u mbajt me këtë rast në Shën Petersburg dhe njoftoi se forcat detare ruse do të pajisen në muajt e ardhshëm me ato që ai i quajti “armë të fuqishme”, duke iu referuar raketa hipersonike me vetëdrejtim “Zircon”.