Botë

Fitimi i lotarisë, edhe fat, edhe fatkeqësi

Lotaria
Foto: AP

Dave dhe Erica Harrig u qëndruan besnikë vlerave të tyre kur fituan një xhekpot të lotarisë prej më shumë se 61 milionë dollarësh në 2013. Kjo bëri gjithë ndryshimin.

 

Shumë fitues të tjerë nuk kanë qenë aq me fat, duke pësuar pengesa personale dhe padi apo duke u bërë viktima të mashtrimeve. Fituesi i fundit i një xhekpoti të madh u kumtua të premten, kur një biletë e vetme e shitur në Illinois përputhej me shifrat për një çmim prej 1.337 miliard dollarësh. Illinois është ndër shtetet ku fituesit me më shumë se 250.000 dollarë mund të zgjedhin të mos i zbulojnë emrat e tyre

Dave dhe Erica Harrig u qëndruan besnikë vlerave të tyre kur fituan një xhekpot të lotarisë prej më shumë se 61 milionë dollarësh në 2013. Kjo bëri gjithë ndryshimin.

Çifti nga Gretna, Nebraska, komunitet në periferi të Omahas, ku Dave Harrig tani është zjarrfikës vullnetar, i lejuan vetes të blinin shtëpi të re, disa makina të vjetra dhe bënë disa lundrime në oqean pasi të dy lanë punën e tyre.