Botë

Joe Biden e quan të papranueshëm dënimin rus ndaj Brittney Grinerit

Foto: AP
 

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka quajtur të papranueshëm dënimin prej “nëntë vjetësh” burgim për yllin amerikan të basketbollit, Brittney Griner, nga një gjykatë ruse të enjten.

“Sot qytetarja amerikane Brittney Griner ka marrë një dënim që është një rikujtim i asaj që bota tashmë e dine: se Rusia gabimisht e ka dënuar Brittneyn. Kjo është e papranueshme dhe i bëj thirrje Rusisë që ta lirojë atë menjëherë, ashtu që ajo të mund të jetë afër të dashurve të saj”, ka thënë Biden përmes një deklarate, raportoi CNN të enjten.