Botë

Bideni i shqetësuar me stërvitjet ushtarake të Kinës rreth Tajvanit

 

Ushtria e Kinës ka njoftuar të hënën për stërvitje të reja ushtarake në det dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit, një ditë pas afatit kur ka thënë se do të përfundojnë manovrat ushtarake që nisën si reagim ndaj vizitës që i bëri ishullit kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, raporton agjencia Reuters.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit e ka kritikuar këtë veprim të Kinës, duke thënë se po synon të krijojë qëllimshëm kriza. I ka kërkuar Pekinit që t’i ndalojë veprimet ushtarake.