Botë

OKB-ja me paralajmërim për vendet me armë bërthamore

 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka përsëritur paralajmërimin e tij kundër armëve bërthamore, dy ditë pasi mori pjesë në ngjarjen që shënonte 77-vjetorin e bombardimeve në Hiroshima.

“Ky është momenti kur rreziku i një konfrontimi bërthamor rikthehet, diçka që e kemi harruar me dekada”, i është drejtuar Guterres, Klubit Kombëtar të Shtypit të Japonisë në Tokio.