Botë

Qyteti boshnjak, Trebinja, përfshihet nga zjarri

Foto: AP
 

Mbi 40 kilometra katrorë pyll pranë qytetit boshnjak të Trebinjes, është përfshirë nga zjarri i madh që po kërcënon t’i përfshijë edhe shtëpitë në zonë, raporton AP.

Zjarrfikësit nga Trebinja kanë përdorur helikopterë për ta shuar zjarrin, mirëpo nuk kanë mundur ta ndalojnë, ndaj janë kërkuar helikopterë të tjerë nga Serbia fqinje. Sipas autoriteteve lokale, flakët po përhapen me shpejtësi ekstreme për shkak të erërave të forta dhe thatësirës.