Botë

Rezistenca ukrainase po rritet në zonat e okupuara nga rusët

Foto: AP
 

Në zonat e okupuara nga Rusia në juglindje të Ukrainës, forcat guerile besnike ndaj Kievit po vrasin zyrtarët pro-Moskë, po hedhin në erë urat dhe trenat, dhe po ndihmojnë Ushtrinë e Ukrainës që të identifikojë shënjestrat kyçe.

Zgjerimi i kësaj rezistence po e shkatërron kontrollin e Kremlinit në këto zona dhe po kanos planet për të mbajtur referendume në disa qytete si lëvizje për aneksim nga Rusia.