Botë

India me përqindje të piloteve dyfish më të lartë se SHBA-ja

Foto ilustrim / AP
 

India ka përqindjen më të lartë të piloteve gra globalisht, vlerëson Shoqata Ndërkombëtare e Grave të Pilotëve të Linjave Ajrore, me rreth 12.4 për qind të të gjitha piloteve gra, krahasuar me 5.5 për qind të Shtetet e Bashkuara, që njihet si tregu më i madh i aviacionit në botë, shkroi të martën “Bloomberg”.

"India ka filluar dekada më parë të rekrutojë gra në pozicionet STEM, duke përfshirë pilotët. Në SHBA, ne kemi filluar vetëm kërkesën për një lëvizje të diversitetit në aviacion për shkak të mungesës aktuale drastike të pilotëve dhe teknikëve”, ka thënë Michele Halleran, profesor dhe drejtor i iniciativave të diversitetit në Universitetin Aeronautik Embry-Riddle në Florida.