Botë

Gazetarja që protestoi kundër luftës mund të përballet me 10 vjet burgim në Rusi

Gazetarja që protestoi kundër luftës në Ukrainë mund të përballet me 10 vjet burgim
Foto: AP
 

Pasi kontrolluan shtëpinë e saj, autoritetet ruse kanë akuzuar gazetaren televizive, Marina Ovsyannikova, për shpërndarjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura.

Avokati i Ovsyannikovas, Dmitry Zakhvatov, tha më 10 gusht se klientja e tij u arrestua me akuzat për "shpërndarje publike të informacionit të rremë për forcat e armatosura ruse" dhe mund të përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtore.