Botë

Rusia po e përdor “shantazhin bërthamor” si armë në Ukrainë

OKB-ja vlerësoi se situata rreth centralit Zaporizhzhia “është plotësisht jashtë kontrollit” dhe u bëri një lutje urgjente Rusisë dhe Ukrainës për t’i lejuar ekspertët ta vizitojnë kompleksin për t’i stabilizuar çështjet dhe për ta shmangur një aksident bërthamor (Foto: AP)

Uzina Zaporizhzhia ndodhet në Ukrainën jugore, pranë qytetit Enerhodar në brigjet e Lumit Dnjepër.

Luftimet rreth centralit kanë nxitur frikën për një fatkeqësi si ajo në Çernobil, ku një reaktor shpërtheu dhe shkaktoi rrezatim vdekjeprurës, duke ndotur një zonë të madhe në aksidentin më të keq bërthamor në botë

 

Uzina Zaporizhzhia ndodhet në Ukrainën jugore, pranë qytetit Enerhodar në brigjet e Lumit Dnjepër. Luftimet rreth centralit kanë nxitur frikën për një fatkeqësi si ajo në Çernobil, ku një reaktor shpërtheu dhe shkaktoi rrezatim vdekjeprurës, duke ndotur një zonë të madhe në aksidentin më të keq bërthamor në botë

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e termocentralit më të madh bërthamor të Evropës, duke nxitur frikën ndërkombëtare për një katastrofë në kontinent. Një vështrim mbi centralin dhe situatën rreth tij.

Centrali më i madh bërthamor në Evropë