2 perditesime
20:19

Rushdie në operacion

Salman Rushdie është në operacion, ka konfirmuar për Reuters menaxheri i shkrimtarit.

Ende nuk dihen detaje të tjera për gjendjen e tij.

Sipas dëshmitarëve, Rushdie u godit disa herë me thikë nga dorasi. 

18:37

Salman Rushdie u godit me thikë në qafë

Policia e New Yorkut ka konfirmuar se shkrimtari britaniko-indian Salman Rushdie u godit me thikë në qafë të premten, shkruan BBC.

Në një deklaratë, Policia ka thënë se ai u transportua me helikopter në një spital lokal.

Policia gjithashtu konfirmoi se sulmuesi ishte në paraburgim.

https://twitter.com/ElMundoSV/status/1558136918684090370

17:20

Shkrimtari Salman Rushdie sulmohet në New York

Shkrimtari britaniko-indian Salman Rushdie, libri i të cilit çoi në kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980, u sulmua të premten teksa ishte gati të mbante një ligjeratë në perëndim të New Yorkut, shkruan Washington Post.

Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë hyri në skenë në Institutin Chautauqua dhe filloi të godiste me grushte ose me thikë Rushdien teksa ai po fliste. Autori u kap nga Policia.

Libri i Rushdie “The Satanic Verses” është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë myslimanë e konsiderojnë si blasfemi. Një vit më vonë, lideri i ndjerë i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, nxori dekret duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdie.

Irani ka ofruar gjithashtu mbi 3 milionë dollarë si shpërblim për këdo që vret Rushdien.