Botë

SHBA-ja dhe Zvicra drejt tregtisë së lirë në sektorin farmaceutik

 

Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra pritet të lëvizin drejt tregtisë së lirë midis vendeve të tyre, me marrëveshje sektoriale dhe ao po punojnë për lehtësimin e biznesit në sektorin farmaceutik, tha ambasadori i SHBA-së në Zvicër, Scott Miller për gazetën Tages Anzeiger.

Miller tha se në raundin e fundit të negociatave tregtare midis dy vendeve, Zvicra nuk ishte e përgatitur të hapte tregun e saj bujqësor për produktet amerikane. Kësisoj, bisedimet për një marrëveshje të tregtisë së lirë midis dy vendeve kanë ngecur.