Botë

Një burrë futet me makinë në barrikadën pranë Kapitolit dhe e vret veten

 

Sot në mëngjes, një burrë ka futur veturën e tij në një barrikadë pranë Kapitolit në Uashington, më pas ka filluar të qëllojë në ajër, pas së cilës ka vrarë veten, njoftoi sot policia.

Autoritetet thanë se burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, përplasi makinën e tij në barrikadë dhe se automjeti mori flakë ndërsa ai po dilte prej saj, shkruan Independent.