Botë

Vërshimet në Virginia, shpallet gjendje emergjente në dy zona

 

Guvernatori i Virginias Perëndimore, Jim Justice, ka shpallur gjendje emergjente në dy qarqet jugore që janë goditur nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut, raporton agjencia AP.

Justice ka shpallur gjendje emergjente në Fayette dhe Kanawha, ndërsa kjo u mundëson Gardës KLombëtare që të reagojë.