Botë

Vriten në Pakistan dy policë që ruanin ekipin e vaksinimit kundër poliomelitit

 

Dy policë që ruanin një ekip vaksinimi kundër poliomielitit janë qëlluar për vdekje nga persona të armatosur në veriperëndim të Pakistanit.

Ekipi i vaksinuesve nuk është lënduar nga gjuajtjet me armë, bëri të ditur policia pakistaneze, njoftoi BBC-ja të martën.