Botë

Shpërthimet e fuqishme në Krime, shenjë e përshkallëzimit të luftës

Tymi mund të shihet nga plazhi në Saky pasi u dëgjuan shpërthime nga drejtimi i një baze ajrore ushtarake ruse pranë Novofedorivkas, në Krime. Shpërthime dhe zjarre më masive goditën një depo ushtarake në Krimenë e aneksuar nga Rusia, të martën, duke detyruar evakuimin e më shumë se 3.000 njerëzve, hera e dytë në ditët e fundit që fokusi i luftës në Ukrainë është kthyer në gadishullin e kontestuar
 

Ukraina nuk e mori publikisht përgjegjësinë për ndonjë nga shpërthimet, përfshirë ato që shkatërruan nëntë avionë rusë në një bazë tjetër ajrore të Krimesë javën e kaluar. Rusia pushtoi Gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe e ka përdorur për të nisur sulme kundër Ukrainës në luftën që filloi gati gjashtë muaj më parë. Nëse forcat ukrainase qëndrojnë pas shpërthimeve në Krime, do të përbënte përshkallëzim lufte

Bombat dhe zjarret shpërthyen në një depo municioni në Krimenë e pushtuar nga Rusia, të martën, në sulmin e dytë të dyshuar ukrainas në gadishull brenda pak më shumë se një jave, duke të evakuohen më shumë se 3.000 persona.

Rusia i kosnideroi shpërthimet në fshatin Mayskoye si "akt sabotimi", pa përmendur emrat e autorëve.