Botë

Burgim i përjetshëm për gjermanin që me veturë i goditi për vdekje pesë persona

 

Një gjerman është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ai me veturë në shpejtësi të madhe ishte futur në zonën e këmbësorëve në qytetin e Trierit dhe kishte goditur për vdekje pesë persona, raporton BBC.

Në sulmin në dhjetor të vitit 2020 vdiqën një foshnjë nëntëjavëshe, babai i saj 45-vjeçar dhe tri gra të moshave nga 25 deri 73 vjeçe. Disa tjerë u lënduan.