Ikona e kinematografisë italiane, Gina Lollobrigida, do të kandidojë për Senatin në zgjedhjet e Italisë muajin e ardhshëm, disa javë pasi festoi ditëlindjen e saj të 95-të, shkroi të martën CNN-i.
Lollobrigida, e cila iu bashkua “Walk of Fame” në Hollywood në vitin 2018, po qëndron si kandidate për Partinë Sovrane dhe Popullore të Italisë në qytetin Latina.
“Thjesht isha lodhur duke dëgjuar politikanë që po grindeshin me njëri-tjetrin pa arritur kurrë te pikat kyçe. Do të luftoj që populli të vendosë, nga shëndetësia te drejtësia. Italia është në gjendje të keqe, dua të bëj diçka të mirë dhe pozitive”, tha ylli i filmit për gazetën italiane “Corriere della Sera”, të dielën.
Aktorja, e cila ka luajtur në filma si “The Hunchback of Notre Dame” të vitit 1956 dhe “Come September” në 1961, u përpoq për herë të parë të hyjë në arenën politike në vitin 1999 kur ajo kandidoi për një vend në Parlamentin Evropian, megjithëse nuk pati sukses.
Zgjedhjet e përgjithshme në Itali do të mbahen në shtator të këtij viti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.