Botë

OBSH: Vaksina për linë e majmunëve nuk është ilaç magjik

Foto: Ilustrim
 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka paralajmëruar të mërkurën, se vaksina kundër lisë së majmunëve nuk është ilaç magjik, pasi ka raportime për infektime pas imunizimit.

“Ne e kemi ditur nga fillimi se kjo vaksinë nuk është ilaç magjik, që nuk do të përmbushte të gjitha pritshmëritë që ekzistojnë”, ka thënë Rosamund Lewis, eksperte për linë e majmunëve në OBSH.