Botë

Gjashtë javë brenda ferrit rus në Ukrainë

Vasiliy, 37 vjeç, i cili u rrah dhe iu nënshtrua elektroshokut gjatë marrjes në pyetje, është një nga të paktët ukrainas që janë kthyer gjallë në shtëpi pasi u mbajtën në Rusi

Kharkiv, Ukrainë (NYT) - Ishte kohë tepër e rrezikshme për një burrë në moshë për t’i shërbyer vendit në ushtri në Ukrainën veriore të pushtuar nga Rusia, ku trupat ruse po humbnin terren përpara kundërsulmit të egër ukrainas pranverën e kaluar. Ishte koha kur ushtarët e forcave pushtuese kapën një automekanik të ri, ndërsa po ecte në fshatin e lindjes me gruan dhe një fqinj. Ia lidhën sytë e duart dhe e futën në një autobus, shkruan gazeta “New York Times” në hulumtimin e saj.

 

Mijëra civilë ukrainas janë rrahur e keqtrajtuar, nganjëherë edhe me elektroshok, derisa Kombet e Bashkuara thonë se qindra të tjerë janë zhdukur në burgjet ruse

Kharkiv, Ukrainë (NYT) - Ishte kohë tepër e rrezikshme për një burrë në moshë për t’i shërbyer vendit në ushtri në Ukrainën veriore të pushtuar nga Rusia, ku trupat ruse po humbnin terren përpara kundërsulmit të egër ukrainas pranverën e kaluar. Ishte koha kur ushtarët e forcave pushtuese kapën një automekanik të ri, ndërsa po ecte në fshatin e lindjes me gruan dhe një fqinj. Ia lidhën sytë e duart dhe e futën në një autobus, shkruan gazeta “New York Times” në hulumtimin e saj.

Ishte fillimi i gjashtë javëve të "ferrit", tha Vasiliy, 37 vjeç, i cili si shumica e njerëzve të intervistuar për këtë artikull, nuk pranoi të jepte mbiemrin nga frika e hakmarrjeve. I bartur nga një vend burgimi në tjetrin, ai u rrah dhe iu nënshtrua vazhdimisht shokut elektrik gjatë marrjes në pyetje, pa e kuptuar se ku ishte apo pse po mbahej.