Botë

Shtatë të vdekur dhe 20 të lënduar nga një sulm rus në Kharkiv

 

Shtatë persona kanë vdekur dhe 20 janë lënduar nga një sulm raketor rus në një ndërtesë banimi në qytetin e Kharkivit në orët e para të së enjten, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.

Shërbimet e emergjencës kanë thënë se u janë dashur deri në tri orë për ta vënë zjarrin nën kontroll në Saltivka, shkruan CNN-i të enjten.