Botë

Mbetjet njerëzore të gjetura në dy valixhe në Zelandë të Re mendohet të jenë të fëmijëve

 

Mbetjet njerëzore që u gjetën në dy valixhe të blera në një ankand në Zelandë të Re mbanin trupat e dy fëmijëve të vegjël, kanë deklaruar detektivët.

Sipas tyre, trupat mendohet se kanë qenë të paketuar në valixhe për disa vjet me radhë, derisa viktimat mendohet të kenë qenë në moshën ndërmjet 5 dhe 10 vjeç kur kanë vdekur, raportoi BBC të enjten.