Botë

Zelensky: KB duhet ta garantojë sigurinë e centralit të Zaporizhzhias

Volodymyr Zelensky - Ukraina
 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kombet e Bashkuara duhet të garantojnë sigurinë e centralit nuklear energjetik të Zaporizhzhias, që është okupuar nga forcat ruse, raporton BBC.

Komentet e tij kanë ardhur pas taklimit që Zelensky e pati në Lviv me Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guterres.