Botë

“SCHOLZ IK”, protestuesit e kritikojnë kancelarin gjerman për rritjen e çmimeve

 

Një grup protestuesish e kanë kritikuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për rritjen e çmimeve, teksa iu drejtua qytetarëve të mbledhur në takimin në qytetin Neuruppin.

Duke brohoritur “gënjeshtar” dhe “ik ", protestuesit kërkuan dorëheqjen e Scholzit dhe shprehën pakënaqësinë e tyre me reagimin e Qeverisë ndaj krizës së kostos së jetesës të përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.