Botë

Berlini hap hetim ndaj Abbasit për komentet mbi Holokaustin

Berlini hap hetim ndaj Abbasit për komentet mbi Holokaustin
Foto: AP
 

Policia e Berlinit ka hapur një hetim paraprak kundër presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, lidhur me komentet e tij këtë javë se Izraeli kishte kryer "50 holokauste" kundër palestinezëve.

Deklaratat, gjatë një konference për shtyp në Berlin së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz, shkaktuan zemërim në Gjermani, Izrael dhe më gjerë.