Botë

Rusia ia ndal Evropës gazin përsëri

 

Kanali do të mbyllet nga 31 gushti deri më 2 shtator, thotë firma energjetike ruse e kontrolluar nga shteti, Gazprom. Vendet perëndimore kanë akuzuar vazhdimisht Kremlinin për përdorimin e furnizimeve me karburant si një armë politike. Rundi i fundit i mirëmbajtjes ishte i paplanifikuar, njoftoi agjencia e lajmeve, Reuters

Furnizimi me gaz rus në Bashkimin Evropian duket se do të ndërpritet në fund të këtij muaji, pas një njoftimi se gazsjellësi Nord Stream 1 do të mbyllet për mirëmbajtje për tri ditë.

Kanali do të mbyllet nga 31 gushti deri më 2 shtator, thotë firma energjetike ruse e kontrolluar nga shteti, Gazprom.